Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilir Beqaj humb gjyqin ndaj Bashës. Gjykata e shpall të pafajshëm liderin demokrat

Ilir Beqaj humb gjyqin ndaj Bashës. Gjykata e shpall të pafajshëm liderin demokrat
June 24
14:54 2016

Pak kohë më parë, ministri i Shëndetësisë  Ilir Beqaj paditi për shpifje dhe fyerje kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Gjykata ka shpallur sot të pafajshëm liderin e Partisë Demokratike. Pas vendimit, Beqaj ka thënë se do ta çojë në apel duke akuzuar prokurorinë dhe gjykatën se po legjitimojnë fyerjen dhe shpifjen.

Kreu i Partisë Demokratike e  ka akuzuar para pak kohësh ministrin e Shëndetësisë Beqaj për vjedhjen e 31 milionë eurove. Nisur nga kjo akuzë, Beqaj ka depozituar pak ditë pas deklaratës së Bashës një padi për shpifje dhe fyerje. Ai u shpreh atëherë se nëse Basha do të vërtetonte para gjykatës se ai ka vjedhur qoftë edhe 31 milionë lekë, atëherë do të tërhiqej nga politika.

Komento
Shperndaje