Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

IKMT në Vlorë, pritet të shemben 100 objekte të ndryshme

IKMT në Vlorë, pritet të shemben 100 objekte të ndryshme
October 03
13:09 2016

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur në Vlorë aksionin për prishjen e rreth 100 objekteve me funksione banimi dhe shërbimi. Mësohet se objektet janë të sipërfaqeve të ndryshme, një, dy dhe tre katëshe.

Ndërhyrja e IKMT-së në këto objekte bëhet në kuadër të projektit “Ndërtim dhe sistemim i rrugës “Gjykata – Akademia e Marinës” dhe rruga “Duro Shaska” deri tek “Shtatë pallatet”.

“Operacioni parashikohet të zgjasë dy deri në tre javë. Shumë prej objekteve që do të shemben janë shpronësuar sipas ligjeve në fuqi.”, bën të ditur IKMT që thekson se deri tani nuk janë regjistruar incidente. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje