Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ikin fshehurazi nga shkolla, 5 nxënës nga Cërriku denoncojnë mësuesen e tyre në News 24.

Ikin fshehurazi nga shkolla, 5 nxënës nga Cërriku denoncojnë mësuesen e tyre në News 24.
May 19
11:43 2016

Pesë nxënës nga Cërriku kanë denoncuar dhunën që një mësuese ka ushtruar ndaj tyre. Fëmijët, nxënës të klasës së pestë të shkollës “7 Marsi” në Cërrik, kanë zgjedhur të udhëtojnë vetë drejt Tiranës për të bërë publike dhunën e ushtruar.

Referuar dëshmive të tyre, situata është përkeqësuar mëngjesin e sotëm kur mësuesja Fatbardha Sh. i ka dhunuar pas dyshimeve se nxënësit po e filmonin. Ata tregojnë se kanë kërkuar ndërhyrjen e drejtoreshës së shkollës, por kanë hasur në shpërfilljen e saj.

Të miturit kanë bërë me dije se prindërit e tyre kanë firmosur një peticion dërguar Drejtorisë Arsimore, të cilës i kërkojnë që të ndërhyjë.

Burimi: News24

Komento
Etiketimet
Shperndaje