Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ikin “call center”-at e parë nga Shqipëria

Ikin “call center”-at e parë nga Shqipëria
December 02
11:24 2016

Ligji i kaluar në Parlamentin Italian, që pritet të miratohet nga Senati, lidhur me bizneset “call center” që veprojnë jashtë vendeve të BE-së, i ka dhënë efektet e para në vendin tonë.

Që tani, pa u kaluar në fuqi ky ligj, kanë ikur “call center”-at e parë nga Shqipëria.

Këtë informacion e bëri me dije Gentian Drenova, kreu i shoqatës për bizneset “call center” në Shqipëri.

“Që tani janë tërhequr kompanitë e para. Nëse kalon ligji pritet të largohen më shumë. Në plan afatgjatë ligji do të ketë probleme”,- tha Drenova.

Këto fjalë ai i tha në takimin me ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, i cili tha se do të negociohet me qeverinë italiane në mënyrë që ky ligj të ndikojë sa më pak në aktivitetin e kompanive në Shqipëri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje