Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ikën Neymar? Barcelona gati ofertën marramendëse për Dybala

Ikën Neymar? Barcelona gati ofertën marramendëse për Dybala
August 01
13:17 2017

Duket se ikja e brazilianit Neymar nga Barcelona është fakt i kryer dhe për këtë arsye drejtuesit e ekipit katalanas janë duke menduar për një alternativë të shpejtë për të zëvendësuar yllin e tyre.

Është pikërisht Paulo Dybala, lojtari argjentinas i Juventusit, objektivi i ekipit spanjoll nëse oferta e PSG do të konkretizohet dhe Neymar do të shkojë në Francë.

Aktualisht Juventusi e cilëson të pashitshëm lojtarin, por në rast të një oferte që hamendësohet të kapë shifrat e 110 milionë eurove, lojtari me shumë gjasa do braktisë Torinon për të luajtur me ekipin ku lider është argjentinasi mik i tij, Leo Messi, i cili sipas mediave spanjolle ka dhënë “ok” për këtë transferim.

Largim i i Bonuccit ka lënë boshllëqe te Juventusi, por nëse do të përfitojnë shifrat e sipërpërmendura, bardhezinjtë mund të investojnë në lojtarë të tjerë cilësorë.

Sot Neymar ka zbarkuar në Lindjen e Mesme për të takuar bosin e PSG-së, për të finalizuar operacionin më të shtrenjtë të historisë së futbollit. /Blitz.al/

Shperndaje