Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Igumenicë, kapet 213 kg drogë nga Shqipëria

Igumenicë, kapet 213 kg drogë nga Shqipëria
January 04
17:04 2017

Policia greke ka kapur një sasi prej 213 kilogramësh drogë nga Shqipëria në qytetin e Igumenicës.

Droga është gjetur në brendësi të një kamioni.

Policia greke bëri me dije se arrestoi katër shtetas si të dyshuarit kryesorë për transportimin e lëndës narkotike, që vinte nga veriu i Shqipërisë.

Operacioni i policisë ka nisur që më datë 2 janar nga policia e Igumenicës, Athinës, Selanikut dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antidrogës.

Pas zbulimit të kamionit që transportonte 213 kg e 930 marijuanë u arrestuan dy grekë 48 vjeç dhe 51 vjeç. Sasia e lëndës narkotike dyshohet se do të pritej nga një 58-vjeçar grek në Gjermani.

Operacioni antidrogë vijoi edhe dje në qytetin e Selanikut, ku policia sekuestroi 79 pako me nga 51 kg marijuanë dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy kamionë, një fugon, katër celularë dhe 2800 euro.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje