Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Igumenicë, gjendet i vrarë dhe me kokë të prerë një shqiptar

Igumenicë, gjendet i vrarë dhe me kokë të prerë një shqiptar
May 09
10:51 2016

Një krim makabër është regjistruar në Igumenicë, ku një shtetas i ri shqiptar është gjetur i vdekur. Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për një 25-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Burime të policisë greke shprehen se viktima u gjet i vrarë në një stallë dhe me kokë të prerë. Thuhet se kanë qenë fermerët e zonës që kanë parë fillimisht trupin dhe kanë njoftuar më pas policinë, ndërkohë që në vendin e krimit mungonte koka. Trupi u dërgua për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore në Selanik.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Etiketimet
Shperndaje