Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Idrizi për aleancën me Ramën: Nëse s’plotësohen kushtet, ikim nga qeveria

Idrizi për aleancën me Ramën: Nëse s’plotësohen kushtet, ikim nga qeveria
April 19
22:21 2016

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka shprehur pakënaqësinë lidhur me aleancën e lidhur me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë në “News 24”, ai ka theksuar se PDIU duhet të përfaqësohet edhe në pushtetin qendror.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfaqësohet në qeveri vetëm në nivel zv/ministrash.

“Dua të them qartë se kontributi që kemi dhënë ne në zgjedhje është kontributi i PDIU-së dhe atyre që na kanë mbështetur. Realisht nuk e di arsyen se pse PS dhe Rama e kanë shtyrë në kohë këtë marrëveshje. Ky është problemi i Ramës. Unë mund të them qartë se ne kemi qenë kontributorë dhe kemi dhënë votat, por nëse nuk na duan është problemi i tyre. Ne jemi të gatshëm që të shohim rrugën tonë dhe mundësitë të tjera janë të pafundme”, – është shprehur Idrizi.

I pyetur nëse kreu i qeverisë i ka premtuar Ministrinë e Diasporës, kreu i PDIU-së tha se ky është një projekt i kahershëm, i kërkuar edhe nga qeveria e kaluar dhe për të cilin Rama tha se do ta ndajë me opinionin publik, por sipas Idrizit, ndoshta edhe vetë partia e tij duhej të ishte treguar më e qartë.

Etiketimet
Shperndaje