Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Idomeni, tronditëse fotoja e djalit për tragjedinë e Brukselit

Idomeni, tronditëse fotoja e djalit për tragjedinë e Brukselit
March 22
15:43 2016

Jo të gjithë janë njësoj, jo të gjithë mendojnë njësoj . Në të vërtetë ndonjëherë duhen më pak se ekzagjërime për të ndarë dhimbjen pavarësisht ngjyrës, situatës në të cilën ndodhesh, I varfër apo me xhepin plot. Një foto është e mjaftueshme në vetvete për të përshkruar ndjenjat e njerëzve të cilët janë shpërngulur nga vendi i tyre, ndjekur nga xhihadistët dhe regjime të tjera, për të filluar një jetë të re më të mirë, e duke lundruar si Odiseja në detet e Evropës.

Mjafton të shohësh këtë, dhe kupton shumë. Të njëjtin përbindësh që lanë pas po ia dëgjojnë jehonën vdekjeprurëse dhe në Tokën e Premtuar që për ta tanimë është Europa. Aty ku janë më mijëra refugjatë Iranian, në Idomenia, është fotografuar fotoja që shihni në ballinë. I vogli mysliman mban në dorë një pankartë, që po bënë xhiron e botës në rrjetet sociale, mbi të cilën shkruhet “ Sorry for Brussels” duke i dhënë përkrahje viktimave që ndërruan sot jetë në tragjedinë e Brukselit.

Shperndaje