Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Identiteti i rremë i Arben Frrokut, ja kush është Renato Cepa

May 01
20:14 2016

...

...
Picture 1 of 2

I kërkuari Arben Frroku u arrestua pak ditë më parë, pas zbulimit të identitetit të tij të rremë. Mësohet se identiteti që ai përdorte, ai i Renato Tsepës (Cepës) i përket një shtetasi real. Bëhet e ditur se 49-vjeçari i përket minoritetit grek. Ai është i lindur në 15 Nëntor 1967 dhe është moshatar me Arben Frrokun. Jeton në lagjen numër 3 të qytetit të Korçës dhe është baba i dy fëmijëve.

Ka rezultuar se gjeneralitetet e tij janë identike me ato të pasaportës dhe patentës së falsifikuar të Arben Frrokut. Policia është vënë në kërkim të tij për të mësuar nëse Renato Cepa njihet me Arben Frrokun apo të dhënat e tij janë keqpërdorur nga ndonjë grup falsifikatorësh.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se 49-vjeçari Cepa ka kryer lëvizje të shpeshta drejt Greqisë dhe Maqedonisë, ku ka udhëtuar me dokumente të ndryshme identiteti por në asnjë nga daljet ai nuk është regjistruar me pasaportë greke.

Gjatë kontrollit të pasaportës së Arben Frrokut nga Policia e Amsterdamit, përveç ndryshimit të fotografisë që u konstatua, ky dokument nuk rezulton në regjistrin e pasaportave të lëshuara nga autoritetet greke. Ndaj mbetet ende mister pajisja e Frrokut me këtë mjet identifikimi.

Burimi: TV Klan

Komento
Etiketimet
Shperndaje