Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Identifikohet viktima në Vlorë, ishte çoban. Pranga pronarit të stanit

Identifikohet viktima në Vlorë, ishte çoban. Pranga pronarit të stanit
August 11
11:54 2016

Policia e Vlorës bën me dije se trupi i pajetë i gjetur në Mesaplik të Vlorës i përket një çobani, që është ekzekutuar me armë zjarri. Në vijim të hetimit, grupi hetimor ka vënë në pranga pronarin e stanit dhe ka shpallur në kërkim dy djemtë e tij.

“Djaloshi ende i paidentifikuar, por që mund t’i përkasë moshës 20- 25 vjeç,  është dërguar i vdekur në Spitalin e Vlorës rreth orës 20:30 të mbrëmjes.

Ky shtetas punonte si çoban në stanin e shtetasve të mëposhtëm. Policia ka arrestuar shtetasin: Sheref Lelaj, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë. Shpallen në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit: V. L., 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Dy pistat kryesore të hetimit janë “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Vetëvrasje”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje