Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Identifikohet viktima e dytë e sulmit në metronë e Brukselit

Identifikohet viktima e dytë e sulmit në metronë e Brukselit
March 23
16:14 2016

Një ditë pas sulmeve të shënuara në Bruksel, ku humbën jetë më shumë se 30 persona, është identifikuar edhe viktima e dytë. Studenti 20-vjeçar për Drejtësi, Leopold Hecht, ndodhej në stacionin e metrosë kur shpërtheu bomba.

Një ditë më parë, vëllai dhe miqtë e tij apeluan për gjetjen e të riut e më pas i vëllai konfirmoi gjetjen e tij pa dhënë shpjegime për gjendjen shëndetësore. Ndërsa ditën e sotme, universiteti ku ai studionte ka bërë me dije se 20-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ai është viktima e dytë e masakrës së Brukselit i identifikuar deri tani. Adelma Tapia Ruiz, 36 vjeçe, ishte viktima e parë që u identifikua, ndërsa binjakët e saj të mitur dhe bashkëshorti bullgar arritën të mbijetojnë.

Etiketimet
Shperndaje