Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, djali i biznesmenit të njohur

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, djali i biznesmenit të njohur
November 27
10:45 2016

Një ngjarje e hidhur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një i mitur 17 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një gropë të hapur për ndërtimin e Lungomares. Teksa ai së bashku me kushëririn e tij udhëtonin me një BMW tip X6, Kristi Panajoti ka humbur jetën.

Sipas “News 24”, Kristi Panajoti është djali i një biznesmeni të njohur në fushën e transportit, Renato Panajoti.

Familjarët e viktimës akuzojnë pikërisht firmën që po kryen punimet për aksidentin, pasi sipas tyre në rrugë mungon sinjalistika që të tregonte hapjen e një grope. Ata thonë se errësira dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë mori në qafë djalin e tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje