Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Identifikohet personi i mbytur në lumin e Tiranës

Identifikohet personi i mbytur në lumin e Tiranës
November 08
21:09 2016

Lidhur me kufomën e gjetur në Lumin e Tiranës: Nga ana e Policisë është shkuar në vendin e ngjarjes ku është bërë fiksimi i saj dhe është konstatuar se kufoma është 1.62 cm, i seksit mashkull, mbante veshur një palë pantallona me ngjyrë të zezë , një triko leshi me mëngë te gjata me ngjyrë të zezë, çizme llastiku, me ngjyrë jeshile, flokë të thinjur dhe ishte i moshës rreth 50 vjeç. Nga ana jonë, kufoma u dërgua tek mjeksia ligjore dhe u bë kqyrja, ku nga kqyrja nuk vërehen dëmtime trupore.

Pas informacioneve nga Policia kufoma është identifikuar dhe është Bajram Lala, 80 vjeç. Viktima u identifikua nga i biri dhe është banor i lagjes Nish Tulla.

Komento
Shperndaje