Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Identifikohet kamikazi i dytë i shpërthimeve në aeroport, Najim Laachraoui

Identifikohet kamikazi i dytë i shpërthimeve në aeroport, Najim Laachraoui
March 25
17:21 2016

Mediat lokale belge kanë identifikuar Najim Laachraoui si kamikazin e dytë të sulmeve terroriste në Bruksel. Fillimisht u mendua se 24-vjeçari Laachraoui ishte terroristi me kapelë, bomba e të cilit nuk arriti të shpërthente. Por tashmë mediat belge shprehen se burime të policisë e kanë identifikuar atë si kamikazin e dytë.

Prokurori belg konfirmoi më herët se dy vëllezërit, Ibrahim El Bakraoui 29 vjeç dhe Khalid El Bakraoui 27 vjeç, ishin pas dy sulmeve terroriste në aeroportin dhe metronë e Brukselit, ku në total humbën jetën  31 persona dhe mbetën të plagosur 270 të tjerë.

Laachraoui ka qenë në kërkim ndërkombëtar prej marsit 2014. Për të evituar zbulimin e mundshëm nga policia, ai ka përdorur emrin fals Soufiane Kayal. Sipas prokurorëve belgë, ai ka udhëtuar drejt Sirisë në shkurt 2013. Në shtator 2015, dy muaj përpara masakrës së Parisit, ai udhëtoi përmes kufirit austro-hungarez duke përdorur identitetin e rremë.

Hetuesit belgë zbuluan identitetin e vërtetë të Laachraoui pas sulmeve të Parisit, ku dyshohet se ai ka luajtur një rol kyç në krijimin e pajisjeve shpërthyese të përdorura në sulmet e 13 nëntorit. ADN-ja e tij është gjetur në një adresë në Schaarbeek të Brukselit, banesë që përdorej nga celula terroriste. Ende nuk dihet nëse është e njëjta banesë nga ku tre terroristët u larguan me taksi të martën e sulmeve në Bruksel.

Komento
Etiketimet
Shperndaje