Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Identifikohen 3 autorët e plagosjes së biznesmenit libanez, 1 në pranga, 2 në kërkim

Identifikohen 3 autorët e plagosjes së biznesmenit libanez, 1 në pranga, 2 në kërkim
September 15
09:42 2016

Nga Anduena Llabani

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me prokurorinë, kanë bërë identifikimin e personave të dyshuar si të përfshirë në goditjen me sende të forta ndaj shtetasit libanez F. M. më 10.09.2016.

Në datën 14.09.2016, u bë arrestimi i shtetasit:  Skënder Kraja, 26 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë. Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se në datën 10.09.2016, në aksin rrugor Kashar – Rinas, pas një përplasjeje mjetesh, që ka degraduar në konflikt fizik, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasit F. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua 35 g lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabiss Sattiva. Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve V. D., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës dhe L. M., 39 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga Nenet 89-25 dhe 283 të Kodit Penal. Po punohet për kapjen e dy shtetaseve të tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje