Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Icardi prish marrëdhëniet me Interin: ”Është hera e fundit që flas me ju”

Icardi prish marrëdhëniet me Interin: ”Është hera e fundit që flas me ju”
March 05
22:13 2019

Duhej të ishte një mundësi për të nënshkruar një armëpushim, por takimi që u zhvillua dje midis Mauro Icardi, Luciano Spalletti dhe doktorit të Interit, Alessandro Corsini, e ka tensionuar dhe komplikuar më shumë situatën.

Ish-kapiteni, ka refuzuar në mënyrë të përsëritur që të kthehet në trajnim me grupin, siç kërkohet nga trajneri dhe profesori Corsini, sepse ka ende dhimbje të forta në gju, por jo vetëm kaq.

Icardi, sipas “Il Corriere della Sera”, i është kthyer në mënyrë të papritur bashkëbiseduesve të tij, duke i bërë të qartë se nuk donte të kishte të bënte asgjë me ta: “Kjo është hera e fundit që flas me ju”!

Icardi ashtu siç ishte parashikuar në ditët e fundit, po pret ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të presidentit Zhang, por ky i fundit do të kthehet në Itali vetëm pak ditë para derbit me Milanin. Kjo është arsyeja pse për momentin, argjentinasi duket i destinuar të qëndrojë jashtë skuadrës zikaltër deri në fund të muajit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje