Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Icardi: “Një ditë do të luaj në Kinë”

Icardi: “Një ditë do të luaj në Kinë”
January 15
14:03 2017

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ka thënë se ndihet i lumtur në skuadrën e Milanos për momentin, por nuk përjashtoi mundësinë e transferimit diku tjetër në të ardhmen.

Icardi tha se në të ardhmen mund të shkojë për të luajtur në Kinë. Por megjithatë, ai shtoi se për momentin nuk i shkon në mendje kjo alternativë, sepse është i fokusuar te skuadra tij, Interi.

“E rinovova kontratën time. Jam i lumtur që luaj me këtë bluzë”,- tha Icardi, duke iu përgjigjur pyetjes për një transferim të mundshëm. “Kina? Ka gjithmonë kohë në fund të karrierës”.

Argjentinasi shënoi golin e tij të 15-të në këtë sezon me Inter, mbrëmjen e djeshme kundër Chievos.

“Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të fokusohemi te Kupa e Italisë tani”,- shtoi ai.

Paratë e shumta të ofruara në Lindjen e Largët kanë bërë që një sërë lojtarësh të kalibrit botëror si Tevez, Witsel e Oscar të shkojnë në Kinë.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje