Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Icardi mbetet jashtë Argjentinës, Maxi Lopez thumbon: “Në futboll, kush gabon paguan”

Icardi mbetet jashtë Argjentinës, Maxi Lopez thumbon: “Në futboll, kush gabon paguan”
April 18
15:22 2017

Një javë më parë është publikuar një foto e futbollistit Maxi Lopez me 2 prej lojtarëve më të mirë të Argjentinës, Leo Messi dhe Havier Mascherano.

Fotoja ka hedhur edhe njëherë tjetër dyshimet se ka qenë Lopez dhe miqësia e tij me 2 futbollistët ajo që ka bërë që Icardi të mos grumbullohet asnjëherë nga Argjentina.

Raporti mes Lopez dhe Icardi-t është thyer prej vitesh për shkak të telenovelës “Wanda Nara”, ish-gruaja e Maxi Lopez-it dhe aktualisht bashkëshortja e sulmuesit të Inter-it.

Gjatë një interviste për “TyC Sports”, Maxi Lopez i ka hapur rrugën një ballafaqimi me rivalin të tij:  “Në futboll, ashtu si në jetë kush gabon përfundon duke paguar gabimet e veta. Do të ishte mirë të sqarohesha me të, edhe pse deri tani nuk e kam pasur mundësinë dhe gjithmonë nxjerrin si justifikim fëmijët. Të shkruaj një libër? Ma kanë kërkuar shumë herë, por preferoj që disa gjëra t’i mbaj për vete. Librat duhet t’i shkruajnë kampionët, ata të vërtetët”.

Për sa i takon fotos së diskutuar me Messi-n dhe Mascherano-n: “Atë foto e kisha vetëm unë dhe Wanda, askush tjetër, me siguri dikush ka vepruar pabesisht. Kisha 10 vjet që nuk flisja me ta. Fakti që flas pak është në disavantazhin tim, por këtë herë duhet të ndërhyja në respekt të disa miqve të mi”.

Maxi Lopez pretendon se ish-gruaja e tij Wanda Nara ka orkestruar dhe planifikuar një incident për ta bërë të duket se ai ishte duke komplotuar kundër grumbullimit të Mauro Icardi-t.

Prej vitesh tashmë edhe kur përballen në fushën e lojës 2 lojtarët as që i japin dorën njëri-tjetrit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje