Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ia mbledh gruaja. Payet detyrohet të kthehet në Francë

Ia mbledh gruaja. Payet detyrohet të kthehet në Francë
January 16
13:08 2017

Duket se karriera e Dimitry Payet në Angli nuk do të zgjasë më tepër, pasi pritet që ai të kthehet sërish në Francë.

Nuk është një zgjedhje personale e lojtarit, por një dëshirë e bashkëshortes së tij, e cila është kthyer tashmë në Francë.

Mesa duket, bashkëshortja e tij nuk është përshtatur me klimën në Angli dhe ka dashur të largohet. Vetë lojtari është bindur me këtë zgjedhje të saj.

Payet i ka thënë trajnerit Slaven Bilic se dëshiron të largohet dhe klubi është duke parë alternativat më të mira ku mund të shkojë ylli francez.

Këtë sezon, Payet është duke kaluar një moment jo të mirë në planin personal dhe për klubin.

Pritet që mesfushori sulmues të kthehet te klubi i tij i vjetër, Marseja, por vetë West Ham nuk dëshiron ta lëshojë lojtarin për më pak se 30 milionë £, në kushtet kur nuk ka klube të tjera të interesuara për lojtarin që shkëlqeu në Europianin 2016 me Francën. /Blitz.al/

payet 1  

payet 3

payet 2

Komento
Shperndaje