Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I vuri litarin në fyt nxënësit, policia: Veprim i shokëve, jo i mësueses

I vuri litarin në fyt nxënësit, policia: Veprim i shokëve, jo i mësueses
March 25
18:48 2016

Burime pranë Komisariatit të Policisë Dibër kanë deklaruar se ngjarja e ndodhur në Dibër nuk është veprim i mësueses, por i nxënësve. Policia, së bashku me drejtorin e shkollës 9-vjeçare “Selim Aliu”, kanë pohuar për “Panorama” se pamjet filmike janë bërë gjatë një loje që nxënësit kanë organizuar në klasë.

Gjatë dëshmisë në polici, mësuesja 27-vjeçare, Emanuela Datja, ka treguar se kur ka hyrë në klasë, ka parë nxënësit që kishin lidhur me litar shokun e klasës. Pasi ka liruar nxënësin e lidhur, ajo ka nxjerrë para klasës përgjegjësit dhe u ka kërkuar llogari për veprimin e kryer.

Nxënësit, të cilët po merren në pyetje për të zbardhur të vërtetën, nuk kanë pranuar të japin sqarime në polici. Mësohet se mësuesja është aktualisht shtatzënë dhe, sipas policisë lokale, kjo është diçka lehtësuese.

 

 

Etiketimet
Shperndaje