Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I vunë flakën mobilerisë në Fushë Krujë, arrestohen autorët

I vunë flakën mobilerisë në Fushë Krujë, arrestohen autorët
April 02
08:58 2019

Janë arrestuar dy persona në Krujë pasi dyshohet se i vunë flakën mobilierisë në Nikël.
Sipas Syri.net, në pranga janë vënë A. M., 26 vjeç dhe N. M., 58 vjeç, banues në Tapizë
Të arrestuarit i kanë vënë flakën mobilierisë së 55-vjeçarit B.D.

Uniformat blu arrestuan shtetasit me iniciale A.N., 26-vjeç dhe N.M., 58 vjeç, të dy banues në Tapizë.

Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë flakën mobilierisë në pronësi të shtetasit B.D., 55-vjeç.
Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit të së hënës (1 prill) në Nikël.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit të arrestuar N. M., është gjetur një armë zjarri “pushkë”, model 56, pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./blitz.al/

Komento
Shperndaje