Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I vranë 4 djemtë dhe bashkëshortin, e moshuara nga Peja: “Derisa Zoti të më marrë shpirtin, do të kërkoj drejtësi”

I vranë 4 djemtë dhe bashkëshortin, e moshuara nga Peja: “Derisa Zoti të më marrë shpirtin, do të kërkoj drejtësi”
July 25
08:15 2017

“Kur të vjen e keqja hapi derën”. Kjo shprehje popullore ka vend në familjen  Berisha nga Kosuriqi i Pejës. Për tri dekada me radhë nuk i janë ndarë fatkeqësitë në familje.  Në vitet ’90, Shake Berishës i vranë bashkëshortin.  Por ajo u ngushëllua me djemtë e saj pas humbjes së të shoqit.

Por 11 vite më pas asaj i ishin vrarë edhe dy djemtë e saj të mëdhenj. Tragjedia vazhdoi më tej. Vetëm dy ditë më parë ajo varrosi edhe dy djemtë e saj të vetëm, duke iu mbyllur kështu dera e familjes. Të premten në mbrëmje iu vranë dy djemtë, Arsim Berisha, që ishte 32 vjeç, ndërsa vëllai i tij Ramizi, 27 vjeç.

Dy gra janë të vetmet anëtare të familjes Berisha në fshatin Kosuriq të Pejës, që presin për ngushëllime farefisin që hyn e del në shtëpinë e tyre.

Në një rrëfim për “Zërin”, nëna e tyre tregon se sikur të përfillej ligji nuk do t’i humbte katër djem. “Do të shkoj gjykatë më gjykatë në Kosovë e në Europë dhe drejtësinë e fundit do ta kërkoj për fëmijët e mi që m’i fikën dorasit, vrasësit, pa hak e pa hile, as djemtë e parë nuk më kanë pasur hak, as hile dhe as të fundit. Derisa Zoti të ma marrë shpirtin nuk do ndalem së kërkuari drejtësi”,- thotë ajo.

Komento
Shperndaje