Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I vodhi shokut 60 mijë euro, shpallet në kërkim i riu në Durrës

I vodhi shokut 60 mijë euro, shpallet në kërkim i riu në Durrës
October 12
12:45 2016

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një shtetas që akuzohet për vjedhjen e 60 mijë eurove nga makina e shokut të tij.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 00:20 të së martës në Lagjen Nr. 5 të qytetit të Durrësit. Shtetasi i identifikuar si K.O., 27 vjeç, i ka vjedhur shumën e parave mikut të tij, 41-vjeçarit A. M.

Artan Memeti pretendon se gjithçka ka ndodhur një moment që ai ka dalë nga makina. Policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin, nën akuzën e vjedhjes.

“Njoftova Klajdin që do të shkoja t’i çoja paratë kunatit, i thashë nëse do të vinte me mua dhe ai erdhi. Hipëm të dy në “Benz” por ndalova në Lagjen Nr. 5 për të blerë një paketë dhe kur u ktheva në makinë nuk e gjeta as shokun, as paratë”, -ka rrëfyer Memeti.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje