Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I tremben Vettingut, dy anëtarë të Gjykatës së Lartë po bëhen gati të dorëhiqen

I tremben Vettingut, dy anëtarë të Gjykatës së Lartë po bëhen gati të dorëhiqen
February 22
17:49 2018

 

Sipas “Newsbomb” dy anëtarë të Gjykatës së Lartë po bëhen gati të dorëhiqen.

Thuhet se shkak për vendimin e dy anëtarëve është mosjustifikimi i pasurisë por edhe probleme korrupsioni që lidhen me çështje të caktura, marrë në ngarkim prej tyre.

Dy prej anëtarëve rezultojnë me “pasuri të çmendura”, të pajustifikuara me të ardhurat e deklaruara në mënyrë të ligjshme, ndaj duket se po i paraprijnë kohws kur pasuritw e tyre do tw vihen nw mbikwqyrje, atëherë kur do të fillojnë seancat e para publike të Komisionit të Vettingut e ku do bëhet transparencë për figurën e cilido zyrtar.

Emrat e tyre mbahen ende diskretë, po thuhet se po bëjnë gati dorëheqjen për të “larë duart”  kësisoj me drejtësisë.

Me nisjen e procesit të Vettingut, dorëheqjet si në radhët e prokurorëve, ashtu edhe në radhët e gjyqtarëve kanë qenë masive por me të drejtë, publiku do të dijë se ç’do bëhet me këta zyrtarë të dorëhequr? A do ndëshkohen ata dhe si? Apo mos ndoshta dorëheqja është parë si një lloj “amnistie” dhe një mënyrë efikase për të “mbaruar punë” me të shumëpriturën drejtësi?

 

Komento
Shperndaje