Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I sëmuri mendor merr peng 11-vjeçaren, ndërhyn policia

I sëmuri mendor merr peng 11-vjeçaren, ndërhyn policia
August 15
12:34 2016

Policia e Durrësit ka bërë me dije një pengmarrje të shënuar ditën e sotme në Kodër Rrashbull, ku një i sëmurë mendor ka marrë peng kushërirën e tij të mitur. 46-vjeçari Arben Kabashi ka hyrë në banesën e djalit të xhaxhit në mungesë të dy prindërve, nën kërcënimin  e thikës.

Denoncimi është kryer nga prindërit, të cilët kanë treguar se kushëriri Arben Kabashi, 46 vjeç, ka qenë 3 herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Elbasanit dhe jetonte me nënën e vet.

Është dashur ndërhyrja e policisë që e mitura të nxirret fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore, por e traumatizuar psikologjikisht.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.08.2016, rreth orës 07:00, në Kodër Rrashbull, shtetasi Arben Kabashi, 46 vjeç, ka kapëryer murin rrethues dhe është futur ne banesën e komshiut, ku ka marrë me forcë në banesën e tij vajzën e komshiut, shtetasen e mitur, Xh.K. 11 vjeçe.
Në banesë ndodheshin vetëm tri vajzat, pasi prindërit kishin ikur ne punë më herët.

Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë së Durrësit, të cilët kanë bërë rrethimin e banesës.
Shtetasi i lartpërmendur, i cili vuan nga depresioni, mbante në dorë një thikë dhe kërcënonte se do të vriste vajzën.
Ndodhur në këto kushte, në pamundësi të faktorit kohë për të pritur forcat më të specializuara për të tilla ndërhyrje, efektivat e Policisë Durrës duke parë që po i kërcënohej seriozisht jeta vajzës, me iniciativë dhe me profesionalizëm kanë ndërhyrë me shpejtësi në disa drejtime duke i tërhequr vëmendjen agresorit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të specializuar të Policisë së Durrësit është bërë e mundur që e mitura të nxirret nga banesa e shtetasit Arben Kabashi dhe është dërguar në banesën e saj.
Fatmirësisht vajza është në gjendje të mirë shëndetësore, por e traumatizuar psikologjikisht dhe policia menjëherë i ka çuar një psikologe.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje