Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I rrëmbyen babain para ndeshjes me Argjentinën, Kapiteni i Nigerisë: “Nuk tregova sepse do ta vrisnin”

I rrëmbyen babain para ndeshjes me Argjentinën, Kapiteni i Nigerisë: “Nuk tregova sepse do ta vrisnin”
July 03
15:48 2018

Mediat janë tronditur nga një lajm i cili është mësuar ditën e sotme. Kapitenit të Nigerisë Xhon Obi Mikel të martën e kaluar para sfidës me Argjentinën i rrëmbyen babain. Ai nuk i treguar ashkujt sepse nëqoftëse lajmi do të përhapej dhe bëhej publik babai i tij do të vritej.

Ka qenë vetë Obi Mikel i cili ka zbuluar për “Kwese ESPS” se ai mori një thirrje nga rrëmbyesit katër orë para ndeshjes me Argjentinë, dhe ata i kishin kërkuar kapitenit të Nigerisë 24 mijë euro për t’ia liruar babanë.
Futbollisti nuk i kishte treguar askujt, madje as pjesëtarëve të skuadrës, duke e mbajtur të fshehtë lajmin. Babai i kapitenit u shpëtua nga policia e Nigerisë, teksa ai ishte torturuar gjatë kohës së rrëmbimit dhe u dërgua menjëherë në spital.

“Isha i hutuar. Nuk e dija se çfarë të bëja, por në fund e kuptova se nuk mund t’i lë poshtë 180 milionë nigerian. Më duhej që ta heqja nga koka dhe të luajë ndeshjen fillimisht. Më thanë se do ta vrisnin babanë tim nëse do ta lajmëroja ndokënd. Dhe nuk doja që t’i tregoja trajnerit sepse nuk dëshiroja që problemi im të jetë problem për trajnerin dhe skuadrën time në një ndeshje aq të rëndësishme. Aq sa doja t’i tregojë trajnerit, prapë nuk mundja ta bëja”, u shpreh Obi Mikel për “Këese ESPN”.

Burimi: Panorama Sport

Komento
Shperndaje