Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I riu shqiptar dogji flamurin grek në Athinë. 33 000 grekë e kërkojnë

I riu shqiptar dogji flamurin grek në Athinë. 33 000 grekë e kërkojnë
November 21
12:53 2016

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur 3 ditë më parë në mes të Athinës, ku një i ri shqiptar, me emrin Skerdi Avduli, ka djegur flamurin grek. Më pas ai ka postuar foto me flamurin e djegur në një Facebook jo me emrin e tij, duke shkaktuar inatin e mijëra përdoruesve të rrjeteve sociale.

Por më pas, shumë përdorues kanë bërë kërkime dhe ka rezultuar se djali që kishte djegur flamurin kishte edhe një tjetër llogari në Facebook, pikërisht atë me emrin Skerdi Berti Avduli.

Lajmi ka marrë dhenë në mediat greke e jo vetëm. Aktualisht në rrjete sociale janë më tepër se 30 000 njerëz që flasin e komentojnë për të.

Mediat greke e kanë cilësuar veprimin e të riut si huligan e tepër armiqësor, duke shkuar deri aty sa i kanë kërkuar shtetit grek dëbimin e tij dhe dënimin për aktin e kryer, si përdhosje e identitetit kombëtar.

Sipas profilit të tij të Facebook-ut, shqiptari jeton në Athinë dhe e ka bërë aktin e djegies së flamurit më 17 nëntor.

Por aktualisht, nëse kërkon në rrjete sociale nuk figuron emri i tij, pasi mesa duket i riu shqiptar e ka fshirë llogarinë e tij pas zallamahisë së madhe që shkaktoi.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje