Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I riu rus masakron të ëmën: Doja të dëboja djallin që e kishte pushtuar

May 06
11:12 2016

Një 19-vjeçar rus ka vrarë nënën e tij në një dhomë hoteli, duke thënë se ka dashur “t’i largojë djallin” që e kishte pushtuar.

Egor Sosin shprehet pas veprimit që kishte bërë se mamaja e tij kishte kërkuar të bënte seks me të, ndaj ai e kishte sulmuar brutalisht, duke i shkaktuar vdekjen 44-vjeçares.

“E godita në fytyrë. I dhashë jo më pak se 20 goditje të forta. Qaja teksa e godisja dhe isha i vetëdijshëm se me këtë veprim do ta vrisja. E kafshova në anwn e djathtë të qafës dhe ndjeva gjakun në gojë”, – shprehet Sosin, student i “Hult International Business School” në Londër.

Nga ekzaminimet e para të bëra zbulohet se i riu ka shfaqur shenja skizofrenie, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare për këtë. Në momentin e parë që një gjë e tillë do të konfirmohet, 19-vjeçari nuk do të përfundojë pas hekurave, por do të shoqërohet në spital psikiatrik për të marrë trajtimet e nevojshme.

Gjithsesi, janë ende për t’u marrë dëshmitë e të gjithë dëshmitarëve.

Rreth historisë ka folur edhe Igor Sosin, babai i Egor dhe ish-bashkëshorti i të vrarës, i cili shprehet se shpesh ajo i kishte thënë në biseda telefonike se djali po shfaqte sjellje jo të zakonshme e se vuante zhgënjimet apo persekutimet e ndryshme.

Shperndaje