Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I riu nga Gramshi rikrijon kopjen perfekte të “Titanic”-ut

I riu nga Gramshi rikrijon kopjen perfekte të “Titanic”-ut
July 02
13:38 2017

Një djalë i ri nga Gramshi ka rikrijuar thuajse në perfeksion, edhe pse në miniaturë, anijen fatkeqe të “Titanic”-ut.

25-vjeçari gramshiot Resmantin Rika, i cili ka mbaruar shkollën në Vlorë për inxhinier anijesh, duket se e ka pasion të madh këtë fushë dhe tashmë ai ka realizuar një mrekulli.

Sipas asaj që shkruan gramshinews.al, Resmantini ka arritur të projektojë e të krijojë sipas mendjes së tij anijen e famshme, e cila në fotot e realizuara duket si e vërtetë, me të gjitha detajet dhe elementet që e bëjnë të duket njësoj si origjinalja.

Kjo nuk është vepra e parë e të riut nga Gramshi.

Deri tani ai nuk ka arritur ende të ushtrojë si duhet zanatin e tij, por gjithsesi nuk ka hequr dorë nga ëndrra për t’u bërë një inxhinier shumë i zoti, edhe pse ka hasur vështirësi në këtë rrugë të nisur.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje