Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I preu kokën partneres së tij dhe e hodhi në tualet

I preu kokën partneres së tij dhe e hodhi në tualet
March 31
09:18 2016

 

Britania është tronditur nga detajet e vrasjes së 60 vjeçares nga partneri  i saj, të bëra publike në gjyqin që po zhvillohet kohët e fundit.

James Nimba rrëfeu krimin e kryer më 11 prill të 2014 dhe pranoi në gjykatë se krimin e ka bërë në një moment acarimi dhe për të mbrojtur veten pasi kishte mësuar se bashkëjetuesja frekuentonte dhe meshkuj të tjerë.

Ai ka pohuar para gjykatës se në zënkë e sipër e ka goditur atë duke e lënë pa ndjenja , pastaj ka prerë kokën e saj dhe e ka hedhur në tualet, pasi sipas tij kuptoi se në të vërtetë ajo ishte një gjarpër.

Çifti nuk ishte i martuar por kishte dy fëmijë dhe jetonin në veri  të Londrës. Ajo që ishte më e frikshme ishte se një ditë para se të vritej, 60 vjeçarja u kishte rrëfyer kolegëve të punës se ndoshta nuk do të jetonte të nesërmen, dhe se kishte frikë për jetën e saj.  James rrëfeu në gjykatë se Judith, bashkëshortja e tij nuk ishte një amvisë e mirë dhe kalonte shumë kohë jashtë shtëpisë. Sipas policisë, pas krimit ai kishte lajmëruar ambulancën duke u thënë se në shtëpinë e tij kishte një kufomë, dhe ishte përpjekur të vriste veten. Policia dhe ambulanca ka mbërritur në kohë aq sa për ta ndaluar vetvrasjen.

Etiketimet
Shperndaje