Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I pandalshmi Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord

I pandalshmi Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord
April 29
16:28 2017

Sulmuesi i Realit të Madridit dhe kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo, ka vendosur një tjetër rekord personal.

Në ndeshjen e së shtunës përballë Valencias, ai shënoi golin e parë të takimit, duke zhbllokuar shifrat.

Por përpos golit të rëndësishëm për t’u shkëputur nga rivalët direktë të Barcelonës me 3 pikë, Ronaldo ka vendosur një rekord më vete.

Ky ishte goli i tij i 367-të, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në 6 liga të rëndësishme europiane.

Ronaldo tashmë kryeson me 367 gola të shënuar në 483 ndeshje. Ai lë pas legjendën Jimmy Greaves, i cili ka shënuar 366 gola në 528 ndeshje. I treti është Gerd Muller, me 365 gola në 427 ndeshje.

Në ndeshjen e luajtur pak javë më parë në “Santiago Bernabeu” përballë Bayern Mynih, falë hat-trick-ut të tij, ylli portugez arrin të jetë futbollisti i parë që ka shënuar 100 gola në Champions League, duke lënë kështu pas rivalin e tij kryesor Leo Messi. Nga ana tjetër, 32 vjeçari ka arritur të bëhet golashënuesi më i madh i të gjitha kohërave në “Santiago Bernabeu”.

Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë se Cristiano në një sezon të vetëm të Ligës së Kampionëve, i cili shënoi 17 gola gjatë rrugës për titull në 2013-14.

Ai mban rekordin për gola në fazën e grupeve më shumë se çdo kush (11 në 2015-16) dhe është i vetmi lojtar që ka shënuar tre hat trick në një sezon të vetëm në Ligën e Kampionëve (në 2015-16).

Përveç gjithë kësaj, Ronaldo është futbollisti i parë që ka fituar Këpucën e Artë europiane në dy liga të ndryshme (me Manchester United në 2007-08 dhe Real Madrid në 2010-11, 2013-14 dhe 2014-15). Ai është edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Los Blancos me 392 gola, duke tejkaluar Raul që ka 323.

Ai është portugezi me më shumë gola (71), mbrapa ka vetëm një lojtari europian (legjenda e Hungarisë, Ferenc Puskas, 84).

Ronaldo ka shënuar më shumë gola në Kampionatin Evropian (duke përfshirë kualifikueset (29) se çdo lojtar tjetër dhe është i vetmi që ka shënuar në katër finale (2004, 2008, 2012 dhe 2016). Ai ka nëntë gola në finalet europiane bashkë me francezin Michel Platini.

Në La Liga, ndërkohë, ai ka më shumë hat-tricks se çdo lojtar tjetër (32), golashënuesi më i mirë në derbin e Madridit ndaj Atletikos (tetë), ndërsa ai është dhe është vetëm dy gola pas Alfredo Di Stefanos në “El clasico” (me 16).

Dhe me një kontratë të re të nënshkruar vitin e kaluar, ai do të shpresojë për të thyer të gjitha rekordet, duke filluar me arritjen e 100 golave në Ligën e Kampionëve. /Blitz.al/

Shperndaje