Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore, arrestohet në flagrancë një shtetas

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore, arrestohet në flagrancë një shtetas
September 30
09:09 2016

Nga Anduena Llabani

Shkodër  – I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, arrestohet në flagrancë një shtetas.

Më 29.09.2016, nga seksioni për qarkullimin rrugor në Komisariatin e Policisë Shkodër u kap në flagrancë dhe u shoqërua shtetasi:

Bujar Yzeiraj, 25 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas, në datë 29.09.2016 , në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Krye – Bushat, i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë.

Nga seksioni kundër korrupsionit u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasi Bujar Yzeiraj u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje