Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I ofroi 5.000 lekë policit, arrestohet 52-vjeçari në Durrës

I ofroi 5.000 lekë policit, arrestohet 52-vjeçari në Durrës
October 08
15:54 2016

Nga Anduena Llabani

Policia e Durrësit ka goditur një rast të mitdhënies. Në pranga ka rënë shtetasi Ferdinant Konda nga Lushnja, i cili u ndalua nga policia pasi po drejtonte mjetin tej normave të lejuara të shpejtësisë. Ai ka tentuar të korruptojë efektivin e policisë duke i ofruar 5.000 lekë, por është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë

Durrës, më 08.10.2016. Policia Rrugore godet një rast të mitdhënies.

Drejtonte mjetin tej normave të lejuara të shpejtësisë, i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur pezullimin e lejes së drejtimit. I ofroi lekë punonjësit të qarkullimit në shumën 5.000 lekë, arrestohet në flagrancë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi: Ferdinant Konda, 52 vjeç, banues në Krutje, Lushnjë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.10.2016, në segmentin rrugor Plepa-Mbikalimi i Shkozetit, është ndaluar nga punonjësit e qarkullimit rrugor pasi drejtonte mjetin tip BMW me targa AA 766 BA, 60 km/orë mbi normën e lejuar të shpejtësisë dhe ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar shumën 5.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni aktiv” parashikuar në nenin 244 të Kodit Penal”.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje