Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I ofroi 2.000 lekë policit rrugor, arrestohet për mitdhënie

I ofroi 2.000 lekë policit rrugor, arrestohet për mitdhënie
October 06
12:23 2016

Nga Anduena Llabani

Goditet një rast i “mitdhënies”. I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, por arrestohet në flagrancë për “mitdhënie”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin Shpëtim Mema, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Rrugën e Elbasanit, duke udhëtuar me mjetin tip “Mercedes Benz”, me targë AB 709 T, i ka ofruar 2.000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për drejtim mjeti me pasagjerë nën moshë, nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të pasiguruar me rrip sigurimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244 të Kodit Penal. /Blitz.al/

Shperndaje