Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I ofroi 1000 lekë policit rrugor, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

I ofroi 1000 lekë policit rrugor, arrestohet 21-vjeçari në Durrës
October 12
09:52 2016

Nga Anduena Llabani

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të ri, i cili tentoi të korruptonte efektivin e Policisë Rrugore duke i ofruar 1000 lekë për t’iu shmangur masës administrative.

Është kryer arrestimi i shtetasit Edison Xhepi, 21 vjeç, i cili u kap në flagrancë teksa drejtonte automjetin pa certifikatën e kontrollit teknik.

Njoftimi i Policisë Durrës

Policia Rrugore godet një tjetër rast të mitdhënies. Drejtonte mjetin pa taksa dhe pa certifikatë të kontrollit teknik, i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për t’iu shmangur masës administrative. I ka ofruar lekë punonjësit të qarkullimit në shumën 1000 lekë, arrestohet në flagrancë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi: Edison Xhepi , 21 vjeç, banues në Krujë. Arrestimi i tij u bë pasi më 11.10.2016, në aksin rrugor Fushë Krujë- Thumanë, është ndaluar nga punonjësit e qarkullimit rrugor me qëllim kontrollin e dokumentacionit dhe ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar shumën 1 000 lekë, pasi drejtonte automjetin pa certifikatën e kontrollit teknik dhe pa taksa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv” parashikuar në Nenin 244 të Kodit Penal.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje