Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I ndalohet hyrja në SHBA, Tom Doshit dhe familjes së tij!

I ndalohet hyrja në SHBA, Tom Doshit dhe familjes së tij!
April 16
18:32 2018

Familja e deputetit Tom Doshi, që prej ditës së sotme e ka të ndaluar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Shtetit, i cili ka vendosur që deputeti dhe familja e tij të mos kalojnë në SHBA për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Bazuar në ligjet amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka të dhëna mbi raste korrupsioni të një zyrtari të huaj, ose në shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe personave të ngushtë me të i ndalohet hyrja në SHBA.

Kështu, në bazë të njoftimi, Tom Doshi, Xhovana Doshi, Briana Doshi, James Doshi dhe fëmijët nën moshë e kanë të ndaluar të hyjnë në territorin e SHBA-ve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje