Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I moshuari kërkon të shkojë në azil, bashkëshortja nuk e lejon: Do të jemi bashkë deri në frymën e fundit

I moshuari kërkon të shkojë në azil, bashkëshortja nuk e lejon: Do të jemi bashkë deri në frymën e fundit
March 11
15:56 2018

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela Shqiptare” ka qenë një zotëri të moshuar, Eqeremin. Ai ka kaluar një jetë të vështirë, pasi gruaja e parë jo vetëm që e braktisi, por edhe e ka mashtruar. Eqeremin dhe bashkëshorten e tij aktuale Vera i bashkuan fatkeqësitë që të dy kishin kaluar para se të njiheshin. Teksa Eqeremi flet, krejt natyrshëm rrëmben respektin e gjithë audiencës dhe pa dyshim atë të Verës, e cila e shpreh fort dhe me zë të lartë gjithë mirënjohjen dhe dashurinë që ka për bashkëshortin.

“Ndërkohë që fillova të njihesha me Verën kuptova që ajo ka pasuri. I thashë shkojmë ta shohim ku e ke ti këtë pasuri. Kur shkoj atje u përballa me disa persona që synonin të merrnin pasurinë e Verës. Ata ishin patriotë, fqinjë dhe njerëz të saj.

Duke parë si qëndronte situata, kontaktova një mikun tim jurist. Ai më sugjeroi që unë ta bëja gruan time Verën në mënyrë që ta kisha rrugën e hapur për ta ndihmuar që ajo të fitonte pasurinë që i takonte. Pas shumë e shumë përpjekjeve dhe vështirësive, arrita të bëj të mundur që ajo të merrte pasurinë. Jam përballur me situata shumë të vështira, që kërkonin guxim dhe kurajo, por ia dola”.- ka thënë Eqerime duke treguar historinë e martesës së tyre.

Në anën tjetër djali i Verës i kërkon asaj të shkojë të jetojë me të në Amerikë. Por ajo nuk pranon. Ajo i është tepër mirënjohëse Eqeremit për gjithçka që ai ka bërë për të dhe thotë që nuk e braktis kurrë. Eqeremi është në studio pikërisht për t’i kërkuar Verës që të bashkohet me djalin dhe familjen e tij në Amerikë sepse ai mund të shkojë të jetojë në azil.

Vera është shprehur:  Unë nuk e bëj gjallë në botë këtë gjë. Do të jem mirënjohëse gjithë jetën dhe do të jemi bashkë deri në frymën e fundit. Nëse jam kjo që jam sot është vetëm meritë e jotja.

Mesazhi i Eqeremit për Verën mbyllet me përqafime, humor e batuta. Ndërkohë  që Vera i ka dhënë një mesazh edhe djalit të saj, duke i uruar rrugë të mbarë për në Amerikë./Blitz.al/

Burimi: TV Klan

Komento
Shperndaje