Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I mori 1,000€ qytetarit, SHÇBA arreston ish-policin në Durrës

I mori 1,000€ qytetarit, SHÇBA arreston ish-policin në Durrës
May 04
12:58 2016

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Krujë, kanë vënë në pranga një ish-punonjës policie që akuzohet se ka marrë shumë të konsiderueshme parash duke premtuar legalizimin e një banese.

Prej disa javësh, SHÇBA ka patur nën hetim Besim Meçen, 50 vjeç, nga fshati Kameras, Bashkia Manëz, i cili dyshohet se i ka marrë 1,000 euro një shtetasi me premtimin se do ndërhynte në legalizimin e banesës që është ende në proces legalizimi.

Arrestimi i tij u bë me vendim të Gjykatës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “ Korrupsionit pasiv“ parashikuar nga nenet 248, 259 të Kodit Penal. Besim Meçe me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Krujë, doli në rezervë më 1 prill 2016 për shkurtim të funksionit organik.

Komento
Etiketimet
Shperndaje