Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I kërkuan gruas para dhe favore seksuale, në pranga gjyqtari dhe psikologia

I kërkuan gruas para dhe favore seksuale, në pranga gjyqtari dhe psikologia
January 09
20:22 2019

Ishte emisioni “Stop”, që publikoi skandalin e gjyqtarit të Fierit, Rolandi Hysi. Në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës, ai i kërkon para dhe marrëdhënie seksuale nënës së divorcuar. Për këtë ai është vënë në pranga nga policia gjatë ditës së sotme.

Gjithashtu është arrestuar dhe psikologia, e cila luan rolin e sekserit në këtë skandal. Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë kryen ekzekutimet  e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë Nr.5, datë 09.01.2019 e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

– R.H., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier;

– E.M., 28 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”  për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve  prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ata ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

 

Komento
Shperndaje