Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

I kërkoi favore seksuale studentes, shoqërohet në polici pedagogu nga Elbasani

I kërkoi favore seksuale studentes, shoqërohet në polici pedagogu nga Elbasani
September 18
08:32 2019

Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat pedagogun e universitetit të këtij qyteti, Denis Himcin, pas publikimit në media të një video-përgjimi, ku dëgjohej teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje.

Emisioni investigativ Stop publikoi mbrëmjen e djeshme, rastin e pedagogut Himci, i cili i kërkonte favores seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.

Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu  shfaqet me një makinë tip Audi, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.

Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”- dëgjohet të thotë ndër të tjera pedagogu në video.

/Blitz.al/

Burimi: RTV Klan

Share