Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I hodhën gabimisht 43.000 £ në llogari, anglezja i shpenzon të gjitha

I hodhën gabimisht 43.000 £ në llogari, anglezja i shpenzon të gjitha
April 05
08:48 2017

Një grua beqare e cila jetonte me ndihma mujore nga shteti, ka marrë gabimisht në llogarinë e saj 43,750 £ dhe i ka shpenzuar të gjitha.

Por pavarësisht kësaj, ajo ka mundur t’ia dalë mbanë të mos dënohet sepse gjykata e ka lënë të lirë.

Margaret McDonnell, 23 vjeç, tha në gjykatë se i shpenzoi paratë për ushqime dhe veshmbathje për 2 fëmijët e saj, shkruan “Mirror”.

“U gëzova pa masë. Paratë ishin papritur në llogarinë time dhe nuk munda të rezistoja. Mendova se ishin të miat”,- tha ajo.

Më pas ajo kishte refuzuar edhe letrën nga banka për të reaguar pas asaj që kishte bërë, sepse kishte pasur frikë pasi e dinte gabimin që kishte kryer.

Por gjithashtu ajo u ushqye jashtë për çdo natë në 2 javë, nxori familjen dhe miqtë për shëtitje dhe shpenzime, si dhe bleu disa aksesorë për shtëpinë.

McDonnell tha se çdo njeri në vendin e saj do të bënte të njëjtën gjë.

Por kjo nuk e ndaloi gjykatën që ta urdhëronte që t’i kthente bankës çdo muaj nga 860 £ në 18 muajt e radhës, si dhe të punojë 150 orë vullnetare në komunitet. /Blitz.al/

Shperndaje