Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I gjeti foto të një vajze tjetër në celular, e dashura i pret testikujt nga xhelozia

I gjeti foto të një vajze tjetër në celular, e dashura i pret testikujt nga xhelozia
February 03
12:39 2018

Një burrë në Kazakistan ka përjetuar momentin më të dhimbshëm të jetës së vet, pasi i janë gjetur disa foto të vajzave të tjera në celular nga e dashura e tij Zhanna.

Kjo e fundit, e tërbuar nga xhelozia që ka ndjerë ka vendosur t’i bëjë një lojë seksi të dashurit të saj dhe më pas është hakmarrë. Ajo i ka lidhur duart dhe këmbët, duke i treguar se do kënqen në një marrëdhënie seksuale ndryshe dhe teksa e ka lidhur i ka bërë me dije se ia ka parë fotot e vajzave të tjera në celular.

Në këtë moment ajo ka marrë një brisk dhe ja ka këputur një nga testikujt të dashurit të saj, ndërkohë që dhe e ka goditur me sende të forta në fytyrë. Ka qenë vetë Zhanna e cila e ka dërguar në spital të dashurin e saj që kishte goxha hemoragji pas këtij akti dhe tani rrezikon deri në 10 vite burg.

Mjekët thonë se djali do ta ketë të vështirë të kryejë marrëdhënie seksuale sërish, ndërkohë që ka humbur çdo shans për të bërë fëmijë. Ndoshta do t’i duhet të kyerjë një transplant testikujsh e më vonë të marrë disa suplemente nga goja në mënyrë që të ripërtërijë nivelin e hormoneve në trup. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje