Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I gërvishtën makinën, qëllohen me sëpatë dy vëllezër në Mat

I gërvishtën makinën, qëllohen me sëpatë dy vëllezër në Mat
May 10
10:16 2016

Dy vëllezër në Mat kanë mbetur të plagosur për shkak se u qëlluan me sëpatë nga dy persona. Shkak është bërë një sherr banal për gërvishtjen e makinës. Konkretisht, shtetasit E. M dhe V. M gërvishtën me motor makinën e dy autorëve Gëzim Alimanin dhe Astrit Xhetanin, të cilët qëlluan me sëpatë dy vëllezërit.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy autorët u vunë në pranga, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Etiketimet
Shperndaje