Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I ftohti, Bashkia e Tiranës strehon mbi 100 persona në qendrat sociale

I ftohti, Bashkia e Tiranës strehon mbi 100 persona në qendrat sociale
January 06
14:50 2017

Për shkak të të ftohtit të madh që ka kapluar vendin, Bashkia e Tiranës ka menduar t’u vijë në ndihmë shtresave në nevojë që nuk kanë një strehë, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën nga temperaturat e ulëta në rrugë.

Bashkia bëri me dije se deri në mesditë janë strehuar dhe u është dhënë ndihma e nevojshme rreth 100 personave, nga të cilët 20 të mitur.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, vizitoi sot Qendrën  Multidisiplinare në Njësinë Administrative Nr. 9, ku janë strehuar rreth 40 persona, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen bashkëpunues me të pamundurit dhe ata që kanë nevojë për ndihmë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë të moshuarit dhe fëmijët. Mbrëmë kemi pasur  raste kur kemi gjetur fëmijë në rrugë, ndërkohë që e kanë pasur familjen në Tiranë dhe i kemi  kthyer sërish në familje. Megjithatë, nuk do hezitojmë të kërkojmë heqjen e kujdestarisë  prindërore për ata prindër të papërgjegjshëm, që për një sherr të vogël në shtëpi dhe për një  mosmarrëveshje nxjerrin fëmijët e tyre në rrugë”,- tha Veliaj.

Më tej Veliaj ftoi çdo organizatë dhe individ që ka  mundësi të japë ndihmën e vet për t’u mundësuar njerëzve në nevojë kushtet minimale për të  përballuar situatën. /Blitz.al/

te-pastrehe

te-pastrehe-2

Komento
Shperndaje