Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I dhunoi bashkëshorten, denoncon: Agresori u lirua, djali i tij – kryetar i LSI-së për zonën

I dhunoi bashkëshorten, denoncon: Agresori u lirua, djali i tij – kryetar i LSI-së për zonën
April 24
14:20 2016

Një konflikt është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Zhulat të Gjirokastrës. Bëhet me dije se 43-vjeçarja Aleksandra Pula është qëlluar me shkop nga fqinji i saj Sefer Dina, 57 vjeç, pasi kanë debatuar për kullotën.

43-vjeçarja i ka kërkuar fqinjit të largojë bagëtitë që po i dëmtonin kullotën, por ai ka reaguar dhunshëm, duke e goditur me shkop. Ajo është dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas mjekimit në spitalin e Gjirokastrës.

Në denoncimin e tij, bashkëshorti i të dëmtuarës, Enton Pula, është shprehur se agresori u shoqërua në polici dhe u lirua një orë më pas, me pretendimin se djali i tij është kryetar i LSI-së për zonën. Ai ka apeluar për vendosjen e drejtësisë, pasi në të kundërt do të bëjë vetëgjyqësi.

Komento
Etiketimet
Shperndaje