Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I dashuri i vrasësit të Orlandos: “Ai vrau për hakmarrje, mori HIV-in nga një mashkull!”

I dashuri i vrasësit të Orlandos: “Ai vrau për hakmarrje, mori HIV-in nga një mashkull!”
June 22
14:03 2016

I dashuri i vrasësit në Orlando, Omar Mateen, ishte nxehur keq pasi kishte zbuluar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një mashkull i cili ishte i prehur nga HIV-i. Më tej, i dashuri i vrasësit, Miguel, ka treguar se ai dhe Omar fillimisht kanë qenë thjesht “miq që shkëmbenin benefite seksuale”, duke u takuar mbi 20 herë në një hotel në Orlando.

Miguel ka treguar se vrasësi në Orlando ishte një njeri tejet konfuz mbi jetën dhe mbi të gjitha i alkoolizuar. Ai beson se edhe arsyeja se pse ai shkaktoi atë masakër në “club”-in latin në Orlando ishte një hakmarrje ndaj të vërtetës së hidhur që zbuloi, se njëri nga dy djemtë gay nga Porto Riko me të cilët kishte kryer një marrëdhënie seksuale treshe ishte i prekur nga HIV-i.

“Arsyeja se pse po flas është t’u tregoj të gjithëve se ai nuk ishte terrorist dhe terrorizmi nuk kishte fare lidhje me këtë çështje. Unë besoj se ai e bëri të gjithë këtë për hakmarrje”, – ka treguar Miguel.

Ndërkohë ai thotë se ishte në dijeni që Omar Mateen ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, pasi ai vetë ia kishte treguar. Gjithashtu i dashuri ka treguar se Omar kishte një urrejtje të jashtëzakonshme për meshkujt e Porto Rikos, sepse ai gjithnjë i kishte pëlqyer ata nga pamja e jashtme, por ndihej tejet i përdorur dhe i shpërfillur prej sjelljes së tyre.

Së fundi Miguel ka treguar se gjithçka ai di, ua ka rrëfyer edhe përfaqësuesve të FBI-së, ndaj duhet të jenë këta të fundit që të dalin në përfundime zyrtare.

 

Komento
Shperndaje