Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

I ati i fëmijës në kampet e ISIS: Humba prapë gjurmët 10 ditë pasi e takova

I ati i fëmijës në kampet e ISIS: Humba prapë gjurmët 10 ditë pasi e takova
October 19
11:24 2019

Emisioni investigativ ‘Le Iene’ në “Italia 1” i kushtoi një reportazh shqiptarit Afrim Berisha që arriti të gjeje pas 5 vjetësh djalin e tij të zhdukur në Siri.

Në moshën 6-vjeçare, Alvi mbërriti në Siri, pasi nëna e tij e la bashkëshortin dhe dy fëmijë të tjerë të saj në Itali, ku jetonin si emigrantë dhe iu bashkua grupit terrorist të Shtetit Islamik.

Gazetari italian Luigi Pelza thotë se për të kthyer Alvin pranë familjes duhej prezenca e autoriteteve shqiptare, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kryeministri Rama. Sipas kreut të qeverisë shqiptare çështja është e komplikuar dhe nuk varet nga ambasada jonë në Turqi.

Rama thotë se për kthimin e grave dhe fëmijëve nga kampet e Sirisë është hartuar një plan konkret.

Është ende i paqartë numri i saktë i shqiptarëve që mbahen në kampet e Sirisë, por autoritetet shqiptare kanë vendosur kontakte me partnerët amerikanë dhe qeverinë turke për identifikimin e tyre. Situata e fundit në Siri për shkak të përplasjes me Turqisë dhe kurdëve ka vështirësuar situatën.

Por i ati i 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha që mbahet në kampet e ISIS në Siri ka humbur gjurmët e të birit 10 ditë pasi e takoi. Pas publikimit të historisë së dhimbshme në mediat italiane, Afrim Berisha i kontaktuar nga Report Tv u shpreh se prej gati 10 ditësh nuk po arrin që të lidhet me të birin dhe njerëzit që ka dërguar në kampin “Al Holit” nuk e kanë gjetur më aty.

Por si është historia e 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha?

Ai ka lindur në Itali, nëna e ka marrë 6-vjeç në 2014 dhe iku në Siri për t’iu bashkuar ISIS, ndërsa tani është 11-vjeç.

I ati e gjeti përmes Kryqit të Kuq, ndërsa shkuan në Siri me emisionin “Le Iene” pak ditë para fillimit të sulmeve ushtarake turke duke e takuar. Nëna e Alvin ka vdekur. Autoritetet kurde thonë se ajo mbeti e vrarë gjatë bombardimeve, për të shkatërruar bastionin e fundit të ISIS në këtë zonë.

Ajo ndodhej së bashku me bashkëshortin e ri, një xhihadist dhe tre fëmijët e saj. Gjatë bombardimeve ku humbi jetën nëna e tij djali është plagosur në këmbë. Djali ka lindur në Itali ndërsa momentin që takon të atin flet shqip duke i kërkuar “do ikim sonte, do ikim tek gjyshi?”.

I ati e la aty duke i thënë që  nuk mundet se duhet të plotësojë dokumentet. Por pak ditë më pas Afrim Berisha thotë se ka humbur kontaktet me të birin.

 

Share