Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I ati e infektoi qëllimisht me HIV në foshnjëri, 24-vjeçari: Uroj të mbetet sa më gjatë prapa hekurave!

I ati e infektoi qëllimisht me HIV në foshnjëri, 24-vjeçari: Uroj të mbetet sa më gjatë prapa hekurave!
October 19
10:54 2016

Brryan Jackson 24 vjeç, i infektuar me HIV që kur ishte ende foshnje, ka vendosur të përballet me babanë e tij, i cili akuzohet se qëllimisht infektoi të birin pas dyshimeve se e shoqja e kishte tradhtuar dhe Brryan nuk ishte djali i tij.

Rreth 24 vite më parë, Bryan Stewart, i cili punonte si kontrollor gjaku në një laborator, ka përfituar duke marrë monstra të gjakut të infektuar me HIV për t’ia kaluar të birit.

“U përpoqa të mbaja sytë ulur kur u përballa me të në sallën e gjyqit. Nuk dua ta shoh atë. Nuk kam asnjë lidhje me të pasi s’e njoh si babanë tim. Uroj që të mbetet sa më gjatë mbrapa hekurave”, – është shprehur 24-vjeçari, i cili mësoi se ishte infektuar me HIV në vitin 1992. Ai ka treguar përpara trupit gjykues momentin kur e ëma kishte mësuar sëmundjen e tij.

“Kur unë linda, babai im ishte vërtet shumë i emocionuar, por gjithçka ndryshoi më pas. Pas kthimit nga Arabia Saudite, ai kishte një qëndrim krejtësisht ndryshe ndaj meje. Ai nisi të mohonte mundësinë që unë të isha fëmija i tij dhe ushtronte dhunë ndaj nënës sime. Kur isha 11 muajsh dhe nëna ime e lajmëroi atë, kolegët e babait i thanë: “Bryan Stewart nuk ka fëmijë”. Babai thoshte shpeshherë mes miqsh se unë nuk do të jetoja gjatë”, – është shprehur Jackson, i cili tregon se mjekët janë habitur nga fakti se si shëndeti i tij ka ardhur duke u përmirësuar.

Pavarësisht se Bryan Stewart është justifikuar se vuante nga PTSD (Post-Traumatic Stress Disorder) pas kthimit nga Arabia Saudite, Jackson nuk e beson. Ai shprehet se ndihet mjaft i shëndetshëm dhe ndryshe nga i ati, do të jetë një baba i mirë. /Blitz.al/

babaii

babaiii

Komento
Etiketimet
Shperndaje