Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I akuzuar se përdhunoi të bijën, 45-vjeçari: Çështjen do ta çoj në Strasburg

I akuzuar se përdhunoi të bijën, 45-vjeçari: Çështjen do ta çoj në Strasburg
October 05
13:30 2016

Shtetasi Fatos Gurakuqi që akuzohet për përdhunimin e së bijës 15-vjeçare, është shprehur se akuzat që rëndojnë mbi të janë të kota, pasi ai nuk do të kryente kurrë diçka kaq të turpshme. Në një intervistë për “GSH”, ai ka hedhur poshtë analizën e ADN-së nga e cila rezultoi se është gjetur spermë në të brendshmet e 15-vjeçares.

I pyetur lidhur me këtë ekspertizë, ai thotë se nuk e di se si kanë vepruar nusja dhe vajza e tij. “Ato s’donin që të punonin në stallën e derrave, se donin vetëm lekë për të ngrënë e për të pirë, për të dalë. Donin që t’u vinte era parfum e jo derra. U bërtisja kur nuk ushqenin derrat, u flisja. Këta e kanë në gjak më duket, i ati i nuses sime para 10 a 12 vitesh ka bërë burg po si puna ime. Dhe, siç kanë bërë më atë, po bëjnë dhe më mua.”, ka thënë ndër të tjera ai duke akuzuar bashkëshorten që mund të ketë planifikuar gjithçka.

Sipas tij, mund ta denonconin se i rrihte, se pinte alkool, por kurrsesi për një gjë kaq të turpshme.

“Unë për vete jam i vdekur për së gjalli me këtë akuzë që më kanë bërë. Kam kërkuar dhe do kërkoj vetëm drejtësi. Se si kanë vepruar, se çfarë kanë bërë nënë e bijë me rrobat, nuk di gjë. Unë jam kot në burg, nuk kam lidhje me atë akuzë. Jam 100 për qind i sigurt se ato të dyja kanë bërë diçka tek rrobat. Jam i sigurt që jam i pafajshëm dhe nëse drejtësinë nuk e marr këtu, do ta çoj edhe në Strasburg, sepse jam i pastër dhe sigurt me veten time.”

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje